E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kontrollori i Rinasit, merrte 400-500 euro për të lejuar kalimin e personave të kërkuar

Ministria e Brendshme bëri të ditur në mbrëmje se është vënë në pranga një kontrollor i aeroportit të Rinasit.

Mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka prangosur Eduard Çelmetën, 42 vjeçar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se Çelmeta lejonte kalimin e paligjshëm të personave të kërkuar.

Për të bërë të mundur largimin e tyre nga vendi, ai merrte nga 400 deri në 500 euro.

SHKB thotë se po vijon hetimet për këtë rrjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›