Arrestohet kosovari pedofil, përdhunoi një 11 vjeçare nga Peja

Pejë, 20 gusht NOA-Policia e Pejës ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga rrethina e Deçanit, që përkohësisht jeton në një shtet të Perëndimit, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 11-vjeçare nga Peja.
Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite.
Sikur raporton KosovaLive, zëdhënësi për mediat i policisë së Pejës, Zeqir Kelmendi, konfirmoi të enjten se pasi është marrë kjo informatë, policia ka takuar viktimën në shtëpinë e saj, ku është informuar sesi ka ndodhur ngjarja.
Ajo i ka treguar policisë se ka qenë para shtëpisë kur një person i panjohur i është afruar dhe duke folur më të ka arritur ta mashtrojë dhe ta fusë në makinën e tij.
Pastaj e ka dërguar në një vend të pabanuar jashtë qytetit, ku e ka dhunuar.
Pas aktit të kryer, i dyshuari e ka kthyer atë dhe e ka lënë para shtëpisë së saj nga ku e kishte marrë, dhe pastaj ka ikur në drejtim të panjohur.
Pas një angazhimi operativo-hetimor nga hetuesit e krimeve serioze dhe bashkëpunimit të lartë me qytetarë, policia fillimisht ka arritur të zbulojë targat e veturës, në bazë të cilave është arrit të lokalizohet edhe i dyshuari i moshës rreth 35-vjeçar nga komuna e Deçanit, me punë të përkohshme në Perëndim, tha zyrtari i policisë pa treguar se në cilin vend të perëndimit jeton dhe punon ky njeri.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit po mbahet në arrest, kurse makina e tij është konfiskuar më qëllim të zbulimit të provave.
Ndërkohë vajza është dërguar për ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
m.i/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")