Arrestohet kreu i PLL së Elbasanit, akuzohet për ryshfet

Elbasan, 4 gusht NOA Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Elbasan, Shpëtim Myftaraj është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ryshfet.
Ka qenë një qytetar i cili ka denoncuar kreun e PLL, pasi ky i fundit dyshohet se i ka marrë atij një shumë parash duke i premtuar se do i siguronte një banesë sociale.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dyshohet që kreu i PLL Myftaraj i ka kërkuar rreth 3 milionë lekë të vjetra një qytetari emri i të cilit nuk bëhet i ditur pasi i ka premtuar atij se do përfshinte emrin e tij në listën e përfituesve të banesave që jepen nga bashkia për të pastrehët.
Mësohet se pazari është kryer para zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe qytetari ka pranuar duke derdhur në llogarinë e kreut të PLL shumën e caktuar prej këtij të fundit.
Mirëpo pas disa muajve as emri në listë nuk figuronte dhe as kthimi i parave nuk po kryhej duke detyruar qytetarin të denoncojë në polici mashtrimin, ndërsa nga ana tjetër premtimet e kreut të PLL vazhdonin ende.
Pas denoncimit policia e Elbasanit ka nisur hetimet ndërsa ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Shpëtim Myftaraj.
Sipas policisë dyshohet se në të tilla mashtrime mund të jenë implikuar edhe ish-këshilltarë të Bashkisë së Elbasanit, të cilët janë nën hetim e sipër.
k.k.NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")