E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan arrestohet kreu vepra te turpshme me fqinjen

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga mëngjesin e të enjtes një 29-vjeçar, pas denoncimit të fqinjës, sipas të cilës ai kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj, duke kryer vepra të turpshme me të.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë natës, në fshatin Thanë, ku 29-vjeçari Besmir Murati pasi ka thyer xhamat e dritares së banesës së 28-vjeçares me inicialet A. Toska, e cila ndodhej në shtëpi vetëm me vajzën e saj të mitur, ka hyrë brenda duke kryer edhe veprime të turpshme me të. Policia vijon hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›