Arrestohet krimineli i luftës nga Kroacia

Policia e Gjermanisë tha se ka arrestuar sot një shtetas amerikan 42 vjeçar të lindur në Kroaci, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për krime të luftës në ish Jugosllavi.
Autoritetet thanë se njeriu të cilin policia nuk e identifikoi, ishte kapur në aeroportin e Diseldorfit mbi bazë të një fletëarresti ndërkombëtar.
Gjykata Supreme e Kroacisë e kishte dënuar njeriun për rolin e tij në vrasjen e 43 civilëve në 18 nëntor1991, pasi fshati Skabrnja u pushtua nga njësite paramilitare serbe dhe trupat e ushtrisë jugosllave.