Arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi të largohet pasi kreu ekzekutimin
Elvis Kurti, miku i Habib Rexhës, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se e ka ndihmuar autorit të largohet nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të Arjan Gosës.
Ai u shoqërua mbrëmjen e djeshme në Komisariat pas vetëdorëzimit të Rexhës, pasi ky i fundit dëshmoi se ditën kur kreu ngjarjen ishte në makinë me një mikun e tij dhe se pas ngjarjes ishin larguar për në Kukës.
Ne foto: Habib Rexha
“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur.
E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, deklaroi Rexha në polici.
Kujtojmë që Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, pasi tre ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
