Arrestohet murgesha ‘mafioze’ në Itali, ishte pjesë e një bande kriminale të lidhur me Ndrangheta

Të paktën 25 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një hetimit të nisur nga prokuroria e Brescias kundër një grupi kriminal të lidhur me ‘Ndrangheta’.
Sipas mediave vendase, në mesin e të arrestuarve është edhe një murgeshë, e identifikuar si Anna Donelli, e cila bënte lidhjen me anëtarët e grupit kriminal që ishin në burg.
Në pranga ka rënë gjithashtu edhe ish-këshilltari bashkiak i Breshias, Giovanni Acri, i cili u la në arrest shtëpie.
Akuzat ndaj grupit janë të shumta: zhvatje, trafik armësh dhe droge, fajde, krime tatimore dhe pastrim parash.
Sipas hetimeve, të përfshirët favorizonin bandën e Tripodit të Kalabrisë për përfitime të paligjshme financiare si dhe edhe për të ruajtur dhe forcuar kapacitetin operacional të saj./abcnews.al