Arrestohet në Portin e Durrësit 35 vjeçari, transportonte mallra të kontrabanduara

Një 35-vjeçar, i cili transportonte mallra të kontrabanduara është vënë në pranga në Portin e durrësit.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin E.B.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe mallrat.