E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Tiranë 24 orë pasi gjykata italiane e dënoi për vrasje

Silvana Muça

Rinas

Historia e Ilir Perajt, nga Gramshi, që nga krijimi i shoqatave e deri te dënimet në Shqipëri 

rinasPolicia e Tiranës ka arrestuar paraditen e së mërkurës, 43-vjeçarin Ilir Peraj. Prangosja e 43-vjeçarit është bërë në Aeroportin e Rinasit, për llogari të autoriteteve italiane, gjatë kohës që ai ka qenë duke zbritur nga avioni. Burimet bëjnë me dije se Peraj është dënuar nga Gjykata e Napolit me 17 vjet heqje lirie, për një vrasje të kryer në Itali, vite më parë. Sapo Peraj u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ka tentuar që të largohet drejt Shqipërisë, për tiu shmangur dënimit. Plani për fshehje nuk i ka ecur, sepse autoritetet shqiptare bënë të mundur arrestimin e tij, në orët e para të së mërkurës. Pritet që brenda 48 orëve, Gjykata e Tiranës të shprehet në lidhje me ekstradimin e Ilir Perajt nga Shqipëria drejt Italisë. I arrestuari është mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Mësohet se 43-vjeçari, pronari i një taverne dhe president i shoqatës Nënë Tereza ka mjaft probleme të hapura në Shqipëri. Ai është larguar drejt Italisë për motive hakmarrjeje. Në vitin 2011 është akuzuar për vrasjen e 27-vjeçarit Alban Koleci, nga Kallmeti i Lezhës dhe plagosjen e 36-vjeçarit Agostin Gjergjaj, nga Puka. Ky i fundit ishte miku i viktimës, të cilët së bashku kishin shkuar në tavernën që drejtohej nga Perja, për të kaluar disa orë argëtimi. Personat në fjalë njiheshin me pronarin e tavernës dhe pas konsumit të një sasie të konsiderueshme alkooli janë përleshur mes njëri-tjetrin. Motivi i sherrit, dyshohet se ka kanë qenë ngacmimi i disa femrave që ndodheshin atë natë në tavernë, prej klientëve. Në gjaknxehtësi e sipër 43-vjeçari së bashku me dy djemtë e xhaxhait, Elis e Elidon Peraj, përkatësisht 27 dhe 23 vjeç dyshohet se kanë qëlluar me shkopinj bejsbolli ndaj klientëve Koleci dhe Gjergjaj derisa i kanë lënë pa shenja jete. Nga goditjet e shumta, disa orë më vonë, Alban Koleci ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Për këtë arsye, tre kushërinjtë Peraj, janë arrestuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe vrasje të mbetur në tentativë, për të plagosurin tjetër. Si pasojë e kësaj, Gjykata e Tiranës e dënoi 43-vjeçarin me 10 vjet heqje lirie, i cili, në rrethana të paqarta i ka shpëtuar burgut. Për ti shpëtuar hakmarrjes, ai është fshehur në Itali, por edhe atje dyshohet se ka bërë një tjetër vrasje. Kushërinjtë, bashkëpunëtorë, po vuajnë dënimin e dhënë prej autoriteteve shqiptare. Pas publikimit të lajmit, për arrestimin e Ilir Perajt, një person që pretendon se është i afërmi i Alban Kolecit, është shprehur i habitur me një fakt të tillë, duke thënë se ata nuk kanë pasur dijeni për lëvizjen e lirë të 43-vjeçarit. Ne e dinim që ky ishte në burg, sepse është rikthyer vendimi në Gjykatën e Shkallës së Parë citon i kushëriri i të ndjerit.

Ndërkaq, bëhet me dije se nuk është rasti i parë, kur Ilir Peraj bëhet protagonist i ngjarjeve të rënda. Ai është proceduar disa herë penalisht, ku ka të dhëna për një rast flagrant përdhunimi të një vajze, por më vonë, ajo u tërhoq nga denoncimi, për arsye të paqarta. s.m

Arrestohet në Tiranë 24 orë pasi gjykata italiane e dënoi për vrasje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›