E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet një person në Shkodër, kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake

Një person është arrestuar nga policia në Shkodër.

Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të një punonjësi të Policisë Bashkiake. Sipas policit, ky person e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa shkak, teksa ishte në detyrë.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›