E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet personi i aksidentit te Brryli

Tiranë, 16 mars, NOA Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personit që aksidentoi dje një 74 vjeçar. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Edlir Ruçi, i cili aksidentoi me pasojë vdekjen, 74 vjeçarin, Nehxmedin Dynjaja, në vendin e quajtur Brryli në kryeqytet.

Sipas policisë arrestimi i tij u mëngjesin e sotëm në orës 03.00 nga specialistët e Hetimit të Aksidenteve Rrugore.

Dje rreth orën 13.00, Ruçi, me motorin tip Yamaha, me targë TR 889 C, në rrugën Arkitekt Sinani, me drejtim lëvizje nga Brryli në drejtim të kryqëzimit të rrugës Hoxha Tasim, ka aksidentuar me vdekje, 74 vjeçarin Dynjaja.

1 orë pas ngjarjes së djeshme, mjeti është gjetur i braktisur në rrugën Sitki Çiço dhe u sekuestrua në cilësinë e provës nga policia.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›