E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet polici i burgut të Peqinin, futi drogë brenda ambientit

Një punonjës policie në burgun e Peqinit është arrestuar. Drejtoria e Përgjithshmee Burgjeve njofton se në pranga ka rënë Erald Kasmi ndërsa mësohet se gjatë futjes në ambientet e burgut gardiani posedonte lëndë narkotike.

Sakaq edhe nga kontrolli në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë ndërsa materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›