E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shkodrani, sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Avokatja Annibali dhe agresori ITALI - Arrestohet një prej dy autorëve të cilët sulmuan me acid në fytyrë avokaten Lucia Annibali, 35 vjeç mbrëmjen e 16-prillit. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin, i cili ishte nga Shkodra Altististin Precetaj 28 vjeç teksa tentoi për t’u larguar nga Italia.

Shkodrani në bashkëpunim edhe me një tjetër shtetas shqiptar i cili ende është në kërkim u filmua nga kamerat e sigurisë teksa i hodhi avokates acidin në fytyrë.

Avokatja u sumua në mbrënjen e 16 prillit teksa kthehej në në shtëpinë e saj. Ajo u dëmtua rëndë në pjesën e fytyrës dhe tek sytë, ndërsa ndodhet ende në spital.

Hetimi, i koordinuar nga ana e Prokurorit Publik të Pesaros Palumbo Manfredi Monica dhe Garulli zëvendësues, çoi policinë ne identifikimin e dy shqiptarëve, të cilët akuzohen për sulm ndaj avokates.

Natën e sulmit është arrestuar edhe ish-partneri i avokates 35-vjeçare Luca Varani 35 vjeç, i cili dyshohet se ka paguar për sulmin.

Annibali është ndarë prej tij kohë më parë për shkak të lidhjes së tij të dyfishtë, por ai ende nuk ka hequr dorë prej saj, por për shkak të refuzimit nga ana e avokates mendohet të ketë urdhëruar sulmin.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›