E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shoferi turk ne Korce trafikonte tre afgane

style=positionrelativez-index2>

Paraditen e sotme eshte bere arrestimi i nje shtetasi turk per trafikimin e tre shtetasve afgane.

Arrestimi eshte bere nga policia e Korces ku ka ndaluar shoferin turk pasi drejtonte nje kamion ne te cilin ishin fshehur tre shtetas afgane qe po tentonin kalimin ne BE nepermjet Shqiperise.

Mbi bazen e nje informacioni te disponuar ne rruge operative nga ana e Seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Gergin Terziev 46 vjec lindur ne Otoshnica-Bullgari dhe banues ne Turqi me profesion shofer dhe i pa denuar me pare. Ky shtetas u kap ne flagrance per kryerjen e vepres penale Ndihma per kalim te paligjshem te kufijve parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal. Kapja ne flagrance eshte bere ne vendin e quajtur ish postblloku ne afersi te fshatit Hudenisht-Pogradec. Ky shtetas ne kamionin e tij me targe TR 22UE739 dhe rimorkio me targe TR 22UE929 fshinte tre shtetasit afgane te cilet kishin hyre ilegalisht ne vendin tone nga shteti grek. Shtetasit klandestine jane Halim Samiola 19 vjec Khan Nazeer 18 vjec dhe F.Samiula 14 vjec. Ndersa materialet hetimore per shtetasin turk do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per te kryer hetimet e metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›