E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shqiptari në Itali, u kap duke trafikuar 45 kg kokainë

Një shqiptar u arrestua në Itali pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjet.

Policia sekuestroi rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në treg arrin mbi 2 milionë euro.

Pas kontrolleve, policia gjeti brenda makinës, rreth 40 pako kokaine, secila me peshë rreth 1 kilogram.

Kontrolli vijoi edhe në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij, ku u gjet edhe 1 kilogram shtesë kokainë si dhe rreth 10 mijë euro cash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›