Arrestohet spiunia iraniane ne SHBA
E enjte 6 janar 2011 NOA-Autoritetet iraniane arrestuan nje grua 55 vjecare te identifikuar si Hall Talajan ndersa po perpiqej te hynte ne vend nga Armenia pa vize. Media iraniane tha gjithashtu se ajo kishte pajisje spiunazhi.
Nje zedhenes i Departamentit amerikan te Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara jane ne dijeni te ketyre njoftimeve dhe po i shqyrtojne ato.
Ai tha se autoritetet amerikane nuk mund te konfirmojne as arrestimin dhe as nese gruaja ne fjale eshte shtetase amerikane.
Zedhenesi tha se Uashingtoni ka qene ne kontakt me autoritetet zvicerane te cilet kujdesen per interesat amerikan ne Teheran. Irani nuk ka marredhenie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Irani po mban dy alpiniste amerikane nen akuzat per spiunazh pasi kaluan nga kufiri me Irakun. Ne shtator Teherani liroi nje alpiniste e cila ishte arrestuar se bashku me ta perkundrejt nje pagese prej 500 mije dollaresh.
VOA/NOA