E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet trafikanti italianpër kontrabandë emigrantësh

Policia tajlandeze arrestoi një shtetas Italian pasi dyshohet për kontrabandë emigrantësh në Evropë duke i pajisur me dokumenta fallco. Stefano Ra Çagni, 38 vjeç, u arrestua në Chiang Mai pas një urdhër arresti të lëshuar nga policia italiane.

Një zyrtar i Byrosë së Emigracionit tha se qeveria italiane kishte lëshuar më parë një urdhër-arresti për të dhe 12 - bashkëpuntorët e grupit të tij. Pas këtij urdhëri Ra Çagni iku në Tajlandë ku qëndroi 5 vjet.

Shtetasi Italian pajiste me dokumenta fallco emigrantët e paligjshëm në Evropë. Gjithashtu ai akuzohet edhe për mashtrim dhe fshehje tatimi.

Ra Çagni do të ekstradohet në Itali me kërkesë të autoriteteve italiane.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›