E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasesi i arketares

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Patosi si autor të sulmit të bankës në Tiranë ku u vra arkëtarja Leonora Kaloçi dhe ku mbeti i plagosur një roje.

I riu u arrestua në zonën e “Don Boskos” dhe ai është Viktor Gushi. Sipas policisë ai është edhe autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj e ndodhur në tetor të vitit të kaluar, si dhe autor i pesë grabitjeve të tjera të dhunshme në Tirane.

Mbrëmjen e së mërkurës policia e kryeqytetit dha edhe deklaratën e parë publike në lidhje me vrasjen, ku sipas saj arma e përdorur në këtë vrasje është e njëjta me atë të përdorur në vrasjen e argjendarit, Rrapo Sinani.

Arrestimi i tij ndodhi pas shpërndarjes së identikitit të tij në të gjitha komisariatet në Tiranë si dhe shoqërimit të dhjetra personave në Tiranë në të gjitha komisariatet.

Autori është personi që shfaqet edhe në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së një subjekti privat në Tiranë pranë vendngjarjes ku u vra arkëtarja dhe ku u plagos roja. Fotoja u sigurua nga kamerat e subjekteve tregtare që ndodhen në afërsi të filialit të bankës ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Vlorë, arrestohet supergrabitësi i Romës

Një tjetër operacion policor ka përfunduar me sukses ditën e enjte. Në Vlorë është kapur në shtëpinë e tij në Drashovicë “tmerri i lagjeve të pasura” të Romës.

Ali Islamaj, 29 vjeç, ishte arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali në datën 14 janar 2011. Aksioni për arrestimin e shtetasit Ali Islamaj nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë është finalizuar me sukses si rezultat i operacioni i përbashkët me Skuadrën e Lëvizshme të Policisë se Romës të  koduar “I Shumëkërkuari” policisë së Vlorës dhe forcave speciale.

Sipas burimeve në operacion për arrestimin e 29-vjeçarit morën pjesë rreth 30 forca policia mes tyre dhe 5 uniforma italiane.

Aksioni për kapjen e 29-vjeçarit ka filluar në orët e para të mëngjesit, për rreth 40 minuta forcat e policisë kanë bërë kontroll në disa banesa të pabanushme në zonën e Pyllit të Sodës, ku kishte informacion se 29-vjeçari mund të fshihej.

Më pas forcat e policisë kanë udhëtuar për në fshatin Drashovicë ku dhe kishte informacion se 29-vjeçari ishte në fshatin e tij të lindjes.

Mbas 30 minutash udhëtim policia ka mbërritur në zonë duke bllokuar rrugët kryesore në hyrje dalje të këtij fshati dhe më pas është bërë kontrolli i banesës ku kishte informacion së banonte 29-vjeçari, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë 29-vjeçarin pa bërë rezistencë në banesën e tij.

Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane që para një viti ka kryer  më shumë se 50 grabitje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›