E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arsenal, fitorja e tretë radhazi, mund WBA

Arsenali ka arritur fitoren e tretë radhazi në Premier League duke dhënë sinjale të qarta se periudha e errët ka përfunduar tashmë, me suksesin më të fundit, 4-0 përballë WBA. Në përfundim të pjesës së parë, “Topcinjtë” kishin avantazhin e dy golave, që mbanin firmën e Tierney dhe Saka.

Në pjesën e dytë është Lacazette që del në skenë me një dopietë në harkun kohor të katër minutave Me këtë fitore, formacioni i drejtuar nga Arteta është ngjitur në kuotën e 23 pikëve, ndërsa WBA mbetet në vendin e parafundit në kuotën e 8 pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Crystal Palace ka marrë një fitore 2-0 përballë vendit të fundit në klasifikim, Sheffield. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me autor Schlupp 4′ dhe Eze 45’+6.

Një barazim i cmendur, 3-3 mes Brighton dhe Wolves. Në fillim shënojnë vendasit me Connolly 13′, por miqtë reagojnë me Saiss 19′, Burg autogol 34′ dhe Neves 44′ me penallti. Në pjesën e dytë, Maupay 46′ dhe Dunk 70′ kanë vendosur barazpeshën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›