E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arsenal rigjen fitoren, tjetër humbje për Aston Villa

Arsenali i Mikel Artetës rikthehet te fitorja në Premier pas dy barazime radhazi dhe e zgjeron serinë e rezultateve të dobishme radhazi në gjashtë. Për të rënë nën goditjet e ‘Topçinjve’ në prag të javës së nëntë të Premier League është Aston Villa e Dean Smith, i cili në vend të kësaj mbledh nokautin e tretë radhazi pas atyre në fushën e Tottenhamit dhe  në derbin kundër Wolverhampton.

Të besuarit e Artetës arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 23-të me anë të Partey. Në fundin e pjesës së parë, Aubameyang, në dy tentativa, arriti të dyfishojë rezultatin. Smith Rowe në minutën e 56-të e bëri gjithçka më të besueshme për suksesin e Arsenalit, ndërsa Aston Villa shënoi golin e nderit me Ramsey në minutën e 82-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›