E Martë, 3 Nëntor 2026

Arsenali dominon derbin, fitore tenistike ndaj West Ham

Arsenali dominon dhe mposht me rezultatin tenistik 6-0 West Hamin në derbin e Londrës. Nuk ka histori sfida në “London Stadium”, pasi “topçinjtë” mbyllin pjesën e parë në avantazhin e katër golave.

Saliba, Saka me penallti, Gabriel dhe Trossard shënojnë për skuadrën e Artetës në 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë është sërish Saka që gjen rrugën e rrjetës, ndërsa Rice vulos fitoren e thellë 6-0 në derbi.

Pas këtij suksesi Arsenali barazohet me pikë me Manchester City që zë vendin e dytë (por ka një ndeshje më pak) dhe mbetet 2 pikë larg kryesuesve të Liverpool në Premier Ligë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›