Arsenali gjen fitoren me pesë gola

Java e dhjetë e Premier League 2023/24 i buzëqesh Arsenalit, i cili mposhti Sheffield United me një rezultat të pastër 5-0. Skuadra e Artetës i përmbush pritshmëritë duke kaluar me lehtësi kundërshtarin, i cili është i fundit në ligë (që mbetet me një pikë). Nketiah ishte vendimtar me tripletën e tij, që nisi në minute e 28-të të pjesës së pare, për të realizuar të dytin në minutën e 50-të.
Edi e përfundoi punën 8 minuta më vonë me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Ben Ëhite tenton t’i bashkohet festës, por portieri i miqve u tregua i kujdesshëm.
Në fundin e takimit londinezët arrijnë të gjejnë pokerin nga pika e bardhë me firmën e Fabio Vieira. Në shtesë mbërrin dhe goli i Tomiyasu, i cili firmosi për 5-0. Kjo fitore e ngjit Arsenalin në kuotën e 24 pikëve, duke mbetur dy pikë prapa liderit Tottenham dhe duke larguar përkohësisht Manchester Cityn.