Arsenali ka shanse ndaj Milanit

Arsenali nuk e fsheh optimizmin për një kalim të mundshëm në cerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Milanit, pavarësisht humbjes 4-0 të pësuar në San Siro.
Trajneri i Topcinjve të Londrës, Arsen Venger në konferencën për shtyp përpara sfidës me kuqezinjtë deklaroi se cështja e kualifikimit nuk është një mision i pamundur. Arsenali do të kërkojë të realizojë atë që bëri Deportivo la Korunja në 2004 kur eliminoi Milanin pasi fitoi 4-0 kur e kishte humbur ndeshjen e parë 4-1.
'E kemi një mundësi reale për të kaluar në cerekfinale-tha Venger-në futboll gjithcka mund të ndodhë. Në ndeshjen e parë humbëm 4-0, por krijuam 5 raste për shënim edhe pse nuk luajtëm aspak mirë. Në Londër ne do të përpiqemi me shume dhe e dimë që mund të bejme nje paraqitje tjeter"
Arsenali ka fituar me një diferencë prej 4 golash 6 nga 19 ndeshjet e fundit te luajtura ne aktivitetin me te rendesishem evropian. Kjo statistikë bën që Venger të besojë në një përmbysje të mundshme te rezultatit.
'I njoh shumë mirë futbollistët e mi-vijoi Venger-humbja e thellë e ndeshjes së parë i preku shume dhe mendoj se në kthim do të shfaqin të gjithë krenarinë e tyre"
Arsenali ndaj Milanit do ta besojë të gjithë lojën sulmuese te Robin Van persi u cili deri tani ka shënuar 31 gola në të gjitha aktivitetet. Për më tepër futbollisti holandez ishte protagonisti kryesor i Topcinjve në fitoret e fundit me Totenhemin dhe Liverpulin duke shënuar gola të rendësishëm dhe këtë ai kërkon që ta përsërisë edhe ndaj kuqezinjve të Milanit.