Arsenali me mungesa, por më shumë gola

Arsenali ka arritur fitore të sigurtë në përballjen me Reading pavarësisht disa mungesave që kishte në skuadër.
4 me 1 ishte rezultati i fitores së topçinjëve. Gervinho në minutën e 11 realizoj për 1 me 0. Në pjesën e dytë Arsenali vazhdoj me gola kur Cazorla dhe Giroud shënuan në minutat 48 dhe 67 për 3 me 0.
Robson Kanu në minutën e 69 shënoj golin e vetëm për Reading. Arteta nga penalltia realizoj për 4 me 1./Indeksonline/