E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arsenali, pesë gola Sandërlendit

Arsenali e ka patur më shumë se sa të thjeshtë kalimin në gjysmënfinalen e EFL Cup, teksa në mbrëmjen e së martës, në ndeshjen e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar ka mundur 5-1 Sanderlendin. Nketiah me tripletën e tij është njeriu i fitores së skuadrës së Artetës. Pikërisht ky futbollist do të hapte serinë e golave në të 17’. Pas tij Pepe do të dyfishonte në të 27’.

Por Broadheid në të 31’ jo vetëm që ngushton diferencën e golave në 2-1, por hap dhe ndeshjen duke vënë gjithçka në diskutim. Me kthimin nga dhomat e zhveshjes, Nketiah i jep qetësi Arsenalit me golat e shënuar në të 49’ dhe në të 58’.

Dhe goli i 18-vjeçarit Palino në minutën e parë shtesë vetëm ka shërbyer për të vulosur një mbrëmje të shkëlqyer të Arsenalit. E mërkura do të jetë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar për Liverpul – Leister Siti dhe Bredford – Çelsi, vetëm në RTSH 1 E RTSH Sport.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›