E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arsenali shmang humbjen në shtëpinë e Liverpool

Në javën e 36-të të Premier League, Arsenali ka arritur të shmangë humbjen përballë Liverpool duke siguruar një barazim 2-2 në Anfield.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua plotësisht nga vendasit, të cilët në harkun e dy minutave u dhanë Topçinjve dy goditje: në minutën e 20-të Gakpo me kokë firmosi për 1-0 pas një rivënie, dhe pak sekonda më vonë Luis Diaz dyfishoi rezultatin. Të besuarit e Artetës tentuan të reagojnë, por pjesa e parë përfundoi me dy gola epërsi për skuadrën e Slot.

Reagimi i londinezëve mbërriti pas pushimit. Në fillim, në minutën e 47-të, Martinelli shkurtoi diferencën. Ndërsa për golin e barazimit u desh të prisnin deri në minutën e 70-të kur Merino shënoi me kokë pas goditjes së Odegaard. Nëntë minuta më vonë, spanjolli u përjashtua nga kartoni i dytë i verdhë, por në dhjetë minutat e fundit ‘Reds’ nuk arritën të rifitonin epërsinë.

Përfundon 2-2, me Arsenalin që shkon në 68 pikë: Topçinjtë tani janë vetëm dy pikë përpara Newcastle të vendit të tretë. Liverpooli, tashmë edhe matematikisht kampion, me 83 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›