E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi parashkollor të bëhet i detyrueshëm – Kërkesa e studiuesve pasi e konsiderojnë themelor për zhvillimin e fëmijës

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë zhvilloi Konferencën IV Ndërkombëtare “Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme”, me pjesëmarrjen e studiuesve nga disa universitete të huaja dhe vendase.

Konferenca synon të sjellë risitë më të fundit shkencore në fushën e foshnjërisë dhe fëmijërisë së hershme, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kurrikulave dhe praktikave mësimore.

“Zhvillimi i fëmijës njihet, studiohet do kemi rezultate, kurrikula jonë do të përmirësohet”, u shpreh Dr. Albina Pajo, Përgjegjëse e Departamentit të Edukimit.

Ndër të tjera në këtë konferencë është rekomanduar që arsimi parashkollor të bëhet pjesë e arsimit të detyrueshëm në Shqipëri, duke e konsideruar themelor për zhvillimin e fëmijës.

“Nëse do të konkludojmë në një dokument të tillë do të ishte një kontribut akademik që do ti shërbente përmirësimit të sistemit arsimor në Shqipëri”, tha Prof. asoc. Tomi Treska, Pedagog i Universitetit Evropian të Tiranës.

Gjatë konferencës u prezantuan rreth 20 punime shkencore që trajtuan çështje të edukimit dhe kujdesit në vitet e para të jetës.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›