E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi rritet cilesia e maturanteve

Kete vit maturantet qe tashme kane marre statusin e studentit jane me cilesore se nje vit me pare. Rezultatet e tyre ne baze te pikeve te perllogaritura nga APRIAL jane me te larta se nje vit me pare kete e deshmon dhe kufiri i pikeve ne dege te vecanta i cili ka arritur mbi 6000. Keshtu shprehet per Alsat Ndricim Mehmeti specialit ne MASH i cili jep dhe disa detaje se si do te procedohet me maturantet qe nuk jane fitues ne listat e para te shpallura tashme.

Nuk kemi ndonje rritje shume te madhe por ne garantojme qe sivjet kemi studente me cilesor. Ne raste po themi ne nje dege sic eshte arkitektura ka 120 vende dhe po themi ne menyre hipotetike nuk jane regjistruar 5 vende. Atehere ne rend zbrites ata qe kane fituar piket me te shumta dhe qe kane kerkuar kete preference do te fitojne shpjegon Ndricim Mehmeti specialist ne MASH.

Nderkohe Mehmeti thote se nga 29 mije maturante qe konkuruan rreth 10 kane bere ankimime por per gabime teknike dhe jo ne perllogaritjen e pikeve. Megjithate sipas tij cdo maturant qe kerkon rishikim te pikeve te tij mund te drejtohet ne drejtorine arsimore.

Ju bejme thirrje te gjithe kandidateve apo prinderve te tyre te shkojne te dorezojne cdo ankimim qe kane prane drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore dhe do te marrin pergjigje sa me te shpejte vijon Mehmeti.

Sipas udhezimit ne daten 19 shtator ne oren 1800 do te mbyllen regjistrimet e fazes se pare. Maturantet fitues duhet te regjistrohen brenda kesaj date ne te kundert ata humbasin te drejten e studimit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›