E Diel, 1 Nëntor 2026

Art pa kufij rikthen në skenë Margarita Xhepën

Projekti teatri poetik dygjuhësh shqip e greqisht, “Art pa kufij” ka rikthyer në skenë aktoren Margarita Xhepa, “Artiste e Popullit” e “Nderi i Kombit”.

Në bashkëpunim me aktorin e shkrimtarin grek, Dino Kubatis dhe aktorin sarandiot, Anastas Nika, artistja Xhepa ka bërë të flasin në shqip autorët më të mirë të antikitetit grek, ndërsa poezitë e autorëve të njohur shqiptarë u lexuan në gjuhën helene.

Në përfundim të shfaqjes, Luljeta Kubati, përfaqësuese e zyrës së UNESKOS në Athinë, i dha kryetarit të Bashkisë Stefan Çipa Kurorën e Artë për mbështetjen e lëvizjes artistike e kulturore në të dy anët e kufirit.

Kurorë e Artë e UNESCO-s u akordua edhe për aktoren e shquar shqiptare Margarita Xhepa, për regjisorin dhe aktorin Dino Kubatis dhe aktorin sarandiot, Anastas Nika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›