E Martë, 3 Nëntor 2026

Art përmes drurit/ Prej 5 vitesh Ervis Trumi ruan traditën e drugdhëndjes

Nuk ka mbaruar shkollë arti,  por me drurin bën art.  Ervis Trimi i jep formë dhe me të krijon një personazh.

“Kryesisht fokusin tek drurët dekorativ e kemi, druri i arrës, i lisit, ullirit. Çdo pjesë druri hyn në punë po të kesh pak fantazi i shfrytëzon.”

Për këtë objekt i janë dashur pesë ditë punë.

Produktet janë unike  e rrallë mund të realizojë të një të dytë.

“Raste specifike kur një klient kërkon diçka për dhuratë patjeter që ka produkte që ribëhen.”

Pasionin Ervisi e zbuloi ndërsa nisi të merrte një profesion.

“Ishte zgjedhja ime, kam mbaruar inxhinjeri përpunim druri para rreth 12 vjetësh. Gjithmonë më ka tërhequr pjesa e drurit, më është dukur e bukur  interesante.”

Prej pesë vitesh  drugdhendjen po e sheh dhe si biznes. Ka hapur një punishte të vogël  në Tiranë, por pas çdo produkti të punur me dorë fshihen sfida.

“Tregu shqiptar është pak delikat për pjesën e punimit të drurit. Si materiali është i kushtueshëm dhe normalisht ka shumë punë për tu realizuar që e ben të dale me kosto të larta si produkte. 

Kjo është thjeshtë çështje pasioni, nuk mund ta bësh gjithë kohës në trysninë e punës, intensitetin e punës, se do kohën e vet do të jesh i qetë për ta bërë. Do doja të punoja çdo ditë me realizimet të tilla nëse do të kisha mundësi t’i shisja patjetër.”

Megjithkëtë  punimet e dorës nuk janë thjeshtë biznes, por histori që ruhen e përcillen. Ndërkohë që shumë zanate po shuhen se nuk ka kush ti trashëgojë Ervisi mendon ndryshe.

“Nuk kemi  trashëgimi në familje në pjesën e përpunimit të drurit si duket ka qëne e thënë të startoj unë që ta vazhdojmë si trashgimi.” /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›