E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta, garon me Charlize Theron

Aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi, e cila të hënën u nderua me çmimin "Shooting Star" në Berlinale, u shqua edhe për paraqitjen e saj.

Revista "Glamour'' ka përzgjedhur atë mes shtatë aktoreve të veshura më së miri, ndërsa votimi  është i hapur.  
Përveç Artës, të nominuara janë edhe Charlize Theron,  Amanda Seyfried, Famke Janssen, Rooney Mara, Anne Hathaway dhe Jane Fonda.
Fustani i Artës, i cilësuar si pasim i trendit të Angelina Jolie, ëshë dizajnuar nga Krenare Rugova.

Vegëza për votim:
http://www.glamour.com/fashion/blogs/slaves-to-fashion/2013/02/red-carpet-roundup-vote-for-yo.html

Në festivalin “Berlinale”, Arta është nderuar me çmimin “Shooting Star 2013″, duke u cilesuar cilësuar si një nga dhjetë aktorët më të mirë evropianë, kjo në kuadër të “European Film Promotion”, pjesë e së cilës është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Arta tashmë është një emër i njohur edhe përtej hapësirës shqiptare për bashkëpunimet e saj me disa regjisorë të rëndësishëm. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›