Artan Bushati në “pole” për bankinë e Tiranës

Trajneri i Shpresave, shkodrani Artan Bushati, duket se është në "pole position" për të marrë drejtimin e Tiranës. Ish-trajneri i Elbasanit tre sezone më parë (2004-2005) vlerësohet për formimin e tij si trajner dhe punën e suksesshme me Kombëtaren U-21
42-vjecari, i cili fitoi anketën e së përditshmes sportive "Sport Ekspres" si trajneri më i mirë i sezonit 2004-2005, është në konkurrencë më dy trajnerë të tjerë shqiptarë: Mema e Josa, si dhe me dy trajnerë të huaj, gjermanin Aksel Ros dhe italianin Leonardo Menikini. Pritet që presidenti i radhës i Tiranës, Refik Halili të bëjë edhe ofertën zyrtare.