E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Hoxha, gazetari i vitit 2011

Share

Drejtuesi i emisionit Xhungël, Artan Hoxha është nderuar nga ana e Unionit të Gazetarëve, si gazetari më i mirë për vitin 2011.

Hoxha do të mbahet mend veçanërisht këtë vit për pamjet e transmetuara më 21 janar, të cilat vërtetuan vrasjen e katër demonsturesve nga ana e Gardës, ndërkohë që Berisha dhe ministra si Olldashi e Imami, patën deklaruar fillimisht se ishin vrarë me njër-tjetrin.

Pas paraqijteve të pamjeve, gazetari Hoxha ishte kërcënuar, madje i kishin çuar edhe plumba në shtëpi, në shenjë paralajmërimi.

Hoxha është një prej të paktëve gazetarë investigativë në vend, ndërsa gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se puna e gazetarit në Shqipëri është shumë e vështirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›