E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Arti i Luftës”, eskpozitë me vizatime e fotografi nga dëshmorët e luftës

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit çeli një ekspozitë me vepra të realizuara nga dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Ekspozita titullohet “Arti i Luftës” dhe ka në përmbajtjen e saj vizatime dhe fotografi. Prej sot, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, duke iu shtuar axhendës së ngjeshur të aktiviteteve të parashikuara edhe në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

Mbi 300 vizatime që tregojnë kulturën e madhe të figurave qendrore të Luftës Nacional-Çlirimtare, vijnë nën kujdesin e Mehmet Gëzhillit.

Ekspozita vjen në hapësirat e QKLL, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit.

Ekspozite ne QKLL. Fotot nga Agim Dobi 1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›