E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët letër Ramës: Mos pengoni integrimin

Në mbyllje të ditës së nëntë të grevës së urisë të grevistëve të opozitës që kërkojnë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, personalitete të artit dhe kulturës i bënë thirrje kreut të PS-së të mos dëmtojë imazhin e vendit.
Me anë të një letre të hapur, emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare i kanë kërkuar kryetarit socialist Edi Rama, të mos lejojë që vendi të shndërrohet në gazin e botës. "Në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të BE-së mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial, çdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim," thuhet në letër.

Më tej nënshkruesit e letrës së hapur theksojnë domosdoshmërinë e jetës politike të vendit, në të mirë të ëndrrës së shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. "Kjo është arsyeja që na shtyn të bëjmë këtë thirrje publike, për të rigjetur kuvendin, politikën e dialogun. Ka shumë kohë që në botën e qytetëruar qëllimi nuk e justifikon mjetin. Nuk ka më gjasa që një politikan, grup a parti politike t'i kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet", vënë në dukje artistët, duke i bërë thirrje kryesocialistit të "lejojë shqiptarët të mbërrijnë në shtepi".

Ja personalitetet që kanë nënshkruar letrën:

Mirush Kabashi Artist i Popullit
Agim Krajka Mjeshtër i Madh
Irini Qiriako Këngëtare, Mjeshtre e Madhe
Skënder Kamberi Piktor, Artist i Popullit
Fatos Kongoli Shkrimtar
Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit
Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e Madhe
Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit
Tinka Kurti Artiste e Popullit
Luiza Papa Artiste e Merituar
Edmond Tupja Perkthyes, Pedagog
Dhimitraq Orgocka Regjisor, Artist i Merituar
Margarita Xhepa Artiste e Popullit
Guljerm Radoja Aktor
Ali Oseku Piktor i Popullit
Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore
Marjana Leka Soprano
Etleva Golemi Soprano
Gerd Vaso Solist i TOB
Lili Cingu Mjeshtre e Madhe
Anila Zajmi Piktore
Genc Shkodrani Piktor
Buron Kaceli Piktor
Rexhep çeliku Mjeshtër i Madh
Orjon Shima Piktor
Zerina Kuke Artiste
Zhani Ciko Mjeshtër i Madh
Elvira Diamanti Aktore
Xhelal Tafaj Artist, urdheri "Naim Frashëri i Artë"
Lajla Agolli Kompozitore
Ylber Gjini Bariton
Myfarete Laze Këngëtare
Suela Konjari Aktore
Perikë Gjezi Aktor
Helga Saraçi Valltare
Genc Përmeti Piktor
Sabahet Vishnja Këngëtare
Donika çili Pianiste
Manjola Konjari Mezo soprano
Ardian Isufi Piktor
Amik Kasaruho Shkrimtar, përkthyes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›