“Artistet që na mungojnë”

Artistet e njohura të teatrit, të parat që guxuan të ngjiteshin në skenë, duke lënë gjurmë e duke u ngulitur në mendjen e publikut, si Drita Pelinku, Marie Logoreci, Violeta Manushi e shumë të tjera janë sjellë përmes albumit “Artistet që na mungojnë“, gjatë një aktiviteti të “Fem Fest”, që u mbajt në hollin e Teatrit Kombëtar.
Artistë e familjarë kujtuan momente nga jeta e tyre dhe kontributin që ato kanë dhënë për artin shqiptar e për brezat e artistëve që do të vinin më pas.
Albumi, i cili sjellë 44 artiste të njohura, u realizua nga shoqata BashArt për të kujtuar me mirënjohje, këto gra që me shumë sakrificë kontribuuan në ngritjen e artit shqiptar dhe shtruan rrugën për artistet e reja.
/rtsh/