Artisti shqiptar Saimir Strati hyn në librin Gines të rekordeve

Një artist shqiptar ka vendosur një rekord të ri për mozaikun më të madh të botës të bërë me tapa shisheje.
Artisti Saimir Strati
Libri
Ginis i Rekordeve Botërore thotë se Saimir Strati përdori më shumë se 200
mijë tapa shishesh me të gjitha ngjyrat dhe madhësitë, për të krijuar mozaikun
me një djalë që i bie kitarrës, me dimensione 13 metra me 7 metra.
Artisti Strati thotë se mozaiku portretizon shpirtin e Mesdheut.
Kjo nuk është përpjekja e parë e Stratit për një rekord botëror të pazakontë.
Ai mban rekordin edhe për portretin më të madh të botës, në të cilin, duke përdorur gozhdat, ai ka krijuar një portret të Leonardo da Vinçit.//lk