E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu- Berishës: Nuk kam axhendë personale, unë përfaqësoj SHBA-të

arvizu2Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha, i cili në mënyrë indirekte e ka akuzuar atë se ka një axhendë personale ne Shqipëri. Arvizu ka thënë se nuk ka asnjë axhendë personale, pasi në Shqipëri përfaqëson qeverinë e SHBA-së.

Do të dëgjoni nga disa njerëz se unë paskam një axhendë personale në Shqipëri. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë skam axhendë personale. Ardhja ime në Shqipëri është bërë pas betimit para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi ynë i vetëm këtu është të përfaqësojmë dhe sjellim zërin e SHBA-ve, tha Arvizu nga Elbasani./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›