E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Kontroll-balance institucioneve

Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu ka përfunduar pasditen e së premtes vizitën në selinë rozë, në përfundim të të cilës ka deklaruar për mediat se është i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit institucional mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Marrëdhëniet institucionale SHBA-Shqipëri duhet të vazhdojnë. SHBA kanë punuar shumë për të ngritur institucione të forta dhe marrëdhënie të forta institucionale”, ka deklaruar Arvizu, i cili ka dhënë detaje mbi takimet e mëparshme me kryeministrin Berisha dhe presidentin Nishani.

“Tema kryesore në takimet me kryeministrin Berisha dhe presidentin Nishani ka qenë SHISH. U siguruam nga kryeministri Berisha se bashkëpunimi institucional do të vazhdojë”, është shprehur Arvizu.

Diplomati amerikan ka bërë të Është e rëndësishme që shefi i ri ta udhëheqë SHISH-in në një drejtim të ri dhe në mënyrën që i shkon Shqipërisë si anëtare e NATO-s

Alexander Arvizu
Ambasador i SHBA, Tiranë ditur se pasi të kthehet nga pushimet do të takohet me kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, institucion që sipas tij nuk është më si ai i viteve ’90.

“Ky institucion është ndryshe nga ai i viteve ’90. Nuk bëhet më fjalë për SHIK-un por për SHISH. Është e rëndësishme që shefi i ri ta udhëheqë atë në një drejtim të ri dhe në mënyrën që i shkon Shqipërisë si anëtare e NATO-s”, ka theksuar ambasadori.

I pyetur lidhur me pavarësinë e institucioneve dhe në veçanti mbi mandatin e prokurores së përgjithshme, Arvizu është përgjigjur: “Është diçka që ndodh edhe në SHBA vendosja e njerëzve të besuar. Por e rëndësishme është kontrolli dhe balancimi i institucioneve”.

Ndërsa përsa i përket referendumit mbi heqjen e imunitetit ai ka thënë: “Referendumin mund ta mbani. Nuk mendoj që ai nuk ka lidhje me legjislacionin”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›