E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Korrupsioni hiqni imunitetin


Amerikanët dhe shqiptarët kanë celebruar mbylljen e programit Prag, të korporates Sfida e Mijëvjecarit, një program prej rreth 30 milionë dollarë i qeverisë amerikane për të ndihmuar Shqiperinë për një  qevrisje më të mirë, investimin në njerëz dhe nxitjen e lirisë ekonomike.

Në 4 vjet, këto projekte, që synuan luftën kundër korrupsionit, sipas ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu dhe kryeministrit Sali Berisha, mund të klasifikohen si histori suksesi. Pasi Shqipëria është sot vendi me prokurime 100 përqind elektronike, me regjistrimin e biznesit dhe të lejeve e licensave, në një sportel të vetem, sistemin tatimor elektronik, cka redukton kohën, shpenzimet dhe mundësine për korrupsion të adminsitratës. 

Ambasadori Arvizu tha se ende ka shumë punë për të bërë në luftën kundër Me privilegjet e imunitetit nuk duhet të abuzohet dhe askush nuk duhet të ketë imunitet që e lejon të vjedhe nga të mirat e përbashketa pa u ndëshkuar

Aleksander Arvizu
Ambasadori amerikan ne Tirane korrupsionit edhe pse ajo që është arritur deri tani me ndihmën e qeverisë amerikane është kryer në një kohë rekord. Ndërsa për kryeministrin Berisha 30 milionë dollarët e qeverisë amerikane janë shndërruar në qindra milionë dollarë perfitime për shqiptarët për shkak të menaxhimit më transparent të taksave të shqiptarëve.
 
“Ajo që unë mendoj se është domethënëse është se këto fryte të këtij partneriteti, këto arritje, janë më shumë sesa thjesht një e rënë lapsi në letër, por keto janë në fakt rezultate që shqiptarët dhe vecanerisht ata të komunitetit të biznesit, mund t’i ndjejnë realisht”, tha Arvizu.

Ndërsa kryeministri u shpreh: “Këto projekte nuk i kanë ndierë vetëm biznesmenët, vetëm zyrtarët, këto i kanë ndierë shqiptarët në të katër anët e vendit, që shohin se paratë publike po shndërrohen në infrastrukturë, po i nxjerrin ata nga infrastruktura mesjetare që kishin. Kjo u bë e mundur nga këto 5.2 miliardë dollarë që u mblodhën më tepër”.
 
Shqipëria nuk mundi të përfitojë nga programi pasardhes i qeverisë amerikane, ku parashikoheshin fonde shumë më të mëdha, për shkak se vazhdon të jetë ende i pamerituar projektligji për Gjykatën Administrative, pjesë e programit Prag të Sfidës së Mijëvjecarit.

Por ambasadori Arvizu dhe kryeministri Berisha shohin se ka vend ende për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës në luftën kundër korrupsionit. Dhe një ndër cështjet është imuniteti.

“Duke reflektuar rreth raportit të Komisionit Europian dhe rrugës që kemi përpara, doja të sillja në vëmendje deklaratën e ambasadorit Sequi se; partitë duhet ta shohin këtë si një mundësi për të rivlerësuar dhe për të gjetur mënyra sesi të cojnë përpara axhendën e integrimit. Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me nënshtrimin e gjithë atyre që mbajnë pozicione të larta, pavarësisht nga përkatësia partiake apo postit, ndaj të njëjtit kontroll rigoroz dhe të njëjtave standarde të ashpra.  Me privilegjet e imunitetit nuk duhet të abuzohet dhe askush nuk duhet të ketë imunitet që e lejon të vjedhe nga të mirat e përbashketa pa u ndëshkuar”, tha Arvizu.

Kryeministri Berisha shkoi më tej, kur pranoi si opsion bashkëpunimi jo vetëm miratimin e ligjit me shumicë të cilesuar, sic kërkohet nga Komisioni i Venecias, por edhe ndryshimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit dhe e ftoi Partine Socialiste të mos e kushtëzonte këtë me veprime të tjera.
 
“Ftoj opozitën të lemë mënjanë kundërshtitë dhe të punojmë aty ku bashkohemi. Garantoj opoziten se jam i gatshem për secilin nga keto dy variante. Të heqim dorë nga kushtet për kufizimin e imunitetit, por të heqim imunitetin sa me shpejt si dëshmi të pergjegjësise tonë ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Reformat
Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile
Mblidhet opozita për të unifikuar qëndrimet
Pa imunitet para ligjit

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS zgjedh delegatët
Nën moton 'Një anëtar, një votë', në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, gjithcka është gati për të nisur te shtunën  votimin përzgjedhës, të 800 delegatëve pjesëmarrës, në kongresin e 5 Nëntorit. Janë 385 njësi zgjedhore në të gjithë Shqipërinë ku do të kryhet procesi votimit. Kërcënohet Taulant Balla
Menjëherë pas interpelancës së të enjtes në parlament me ministrin Genc Pollo, nismëtari i interpelancës, deputeti i opozitës Taulant Balla ka marrë një kërcënim përmes telefonit.
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Zgjerohen përmasat e skandalit mbi takimin e Valter Lavitola-s me shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj italiane Ilir Meta dhe Franco Frattini, në selinë e Ministrisë së Jashtme në Romë, në kuadrin e një vizitë zyrtare me 21 tetor të vitit 2009. Korcë, konsullit i përfundon mandati
Përfundon zyrtarisht mandati i konsullit grek Theodhors Ikonomus, i cili largohet nga drejtimi i konsullatës greke në Korcë. Sanino: Prioritetet të përmbushen në kohë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se opozita është e gatshme që të bëjë gjithcka që mundet në funksion të intensifikimit të procesit të integrimit të vendit në Europë.


Lajmet kryesore

Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Deputetët kërkojnë sqarime për skandalin
Kërkime për të mbijetuarit
Kërcënohet Taulant Balla
Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›