Arvizu SHBA partnere e Shqiperise

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi të enjten paradite një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Pas këtij takimi Arvizu u shpreh: "Zhvilluam një diskutim të mirë. Dy gjërat më të rëndësishme për të cilat diskutuam ishin, e para të kemi një tranzicion të butë dhe të rregullt dhe e dyta të ripohojmë angazhimin e fortë të SHBA-së. SHBA është partnere e Shqipërisë". Ambasadori pritet që të nisë edhe një takim me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, parti kryesore të të cilit janë PS dhe LSI dolën fituese në zgjedhjet e 23 qershorit dhe do të forca kryesore ne ndërtimin e qeverisë së re, që do ta udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme. SHBA: Sa më parë çertifikimi i rezultatit Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nëpërmjet një deklarate për median mbrëmjen e së mërkurës ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013, për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë. "Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të çertifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar”, theksohet ne deklratë. Pas formimit të një qeverie të re, vijon deklarata, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarë që të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten. / Top Channel