Arvizu Shqiptaret zgjodhen gjitheperfshirjen

Ambasada Amerikane organizoi në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve një koktejl për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Në takim merrnin pjesë politikanë, intelektualë, gazetarë e përfaqësues të mediave si dhe diplomatë të tjerë të huaj. Në fjalën e tij, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ambasadori amerikan, Alexander Arvizu u ndal edhe njëherë tjetër tek interpretimi i votës së 23 qershorit. Kryediplomati amerikan tha se vota e 23 qershorit tregon se shqiptarët zgjodhën gjithëpërfshirjen dhe se cilado parti apo politikan që zgjedh të shpërfillë këtë fakt, e bën këtë duke rrezikuar veten. “Mesazhi i pagabueshëm nga populli shqiptar ishte ky fakt i thjeshtë: ata janë përgatitur të marrin përgjegjësinë për drejtimin e ardhshëm të vendit të tyre dhe janë ata që do ta vendosin. Ata e kanë bërë të qartë bindjen e tyre se e ardhmja e Shqipërisë i përket si një pjesë integrale Europës dhe kjo rrugë e integrimit do të ndodhe shumë më shpejtë përmes përfshirjes dhe jo përçarjes. Cilido politikan apo cilado parti që zgjedh ta shpërfillë këtë fakt bazë, e bën këtë duke rrezikuar veten”, tha Arvizu. Ambasadori tha se do të ndjekë me kënaqësi punimet e Kuvendit të ri dhe në lidhje me sfidat e vendit, citoi një shprehje të presidentit Obama. “Presidenti Obama tha dikur se ndryshimi nuk vjen nëse presim për një tjetër person ose për një tjetër kohë. Ne jemi ata për të cilët kemi qenë në pritje, ne jemi ndryshimi që kërkojmës”, deklaroi Arvizu. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ra në sy mungesa e kryeministrit në detyrë, Sali Berisha dhe kryetares aktuale të Kuvendit, Jozefina Topalli. / Top Channel