E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu-Zaganjori: Vendi përballë sfidash të mëdha, duhet gjyqësor i pavarur

arvuzi-zaganjoriTiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu ishte sot në zyrën kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ku ka vënë rëndësinë një gjyqësori të pavarur, që është në shërbim të qytetarit dhe shoqërisë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Gjykatës së Lartë, Arvizu ka përkrahur mesazhet e dhëna nga Kryetari i Gjykatës së Lartë gjatë Javës së Drejtësisë, për një gjyqësor të pavarur.

Kryetari i Gjykatës së Lartë e ka falenderuar ambasadorin për kontributin me vlerë të dhënë nga ekspertët amerikanë të USAID, OPDAT dhe JUST, duke vlerësuar ndihmën që Qeveria Amerikane vazhdon ti japë sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit në vendin tonë. Zaganjori ka shprehur gatishmërinë për ta vazhduar më tej këtë bashkëpunim duke theksuar se kjo mbështetje duhet të konsistojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformave në sistemin e drejtësisë e veçanërisht në Gjykatën e Lartë.

Në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe në emër të trupës gjyqësore, Zaganjori shprehu angazhimin se do të punohet me vendosmëri përkundrejt arritjes së standardeve të vendeve me demokraci të zhvilluar.

Nga ana e tij Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, ka theksuar se edhe pse Shqipëria ndodhet përballë sfidash të rëndësishme, deri tani janë arritur rezultate të pëlqyeshme në shumë fusha. Ambasadori Arvizu u shpreh optimist se Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt dhe të qendrueshëm drejt zhvillimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›