E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takim me Kreshnik Spahiun

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu takohet sot me kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e AK-së, sipas të cilës takimi zhvillohet në selinë e kësaj partie.

Nuk dihet tema e diskutimit, por kujtojmë se ambasadori Arvizu ditët e fundit ka zhvilluar takime me krerët kryesorë të politikës shqiptare, nga të cilët ka kërkuar të hiqet dorë nga retorikat e forta nacionaliste. Ai u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë të shmangin këto retorika gjatë fushatës elektorale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›