E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takohet me ish të përndjekurit në grevë

27 ish-të përndjekurit politikë, të cilët ndodhen në greve urie prej disa ditësh, janë vizituar sot dhe nga Ambasadori i SHBA-së i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Gjatë këtij takimi, Arvizu është njohur me shtetësimet si dhe ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e secilit prej grevisteve, lidhur me arsyet që i kanë cuar ata në ngujim.

“Kërkojmë dëmshpërblim për vitet në burg që i bëmë për shkak të politikës së atëhershme. Kanë kaluar kaq vite dhe nuk kemi marrë asnjë lek dëmshpërblim, ligjet ndryshojnë cdo vit dhe dëmshpërblimi ynë vonohet”, janë shprehur grevistët.
 

Më herët ish te dënuarit politik janë vizituar dhe nga kryetari i FRD-së, Bamir Topi. Në fjalën e tij Topi ka akuzuar qeverinë se ka përdorur për vota këtë kategori dhe s`ka bërë asgjë për të plotësuar kërkesat e tyre.

"Ky është rrënim moral i qeverisjes, pasi nga ish-të dënuarit politikë ka përfituar shumë, i ka përkthyer në vota. Mjerë ata politikanë që e bazojnë karrierën e tyre në vuajtjen e tjetrit” theksoi Topi.

Ish-të përndjekurit politik ndodhen në grevë urie që prej ditës së shtunë dhe deklarojnë se nuk do të ndërpresin grevën derisa të plotësohet kërkesa e tyre për dëmshpëblim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›