E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takon Ramen diskutohet reforma zgjedhore

Ambasadori SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, e nisi axhendën e ta së martës duke ngjitur shkallët e selisë rozë, ku takoi kreun e opozitës Edi Rama për më shumë se 90.

Pas takimit fillimisht ambasadori Arvizu kometoi kravatën shumëngjyrshe që kishte vënë për t'ju përshtatur takimin me Ramën, të cilit në garderobë nuk i mungojnë të tilla. Zoti Arvizu dha disa detaje se cfarë ishte biseduar me Edi Ramën.

"Së pari, shpresoj që e keni vënë re kollaren time; e kam veshur posaçërisht për këtë takim. Folëm shkurtimisht për udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, i cili mendoj ishte shumë produktiv. Më erdhi sigurisht shumë mirë që shkoi. Pjesa më e madhe e diskutimit u përqendrua në procesin e reformave që po zhvillohen. Folëm shumë mbi Reformën Zgjedhore, por në njëfarë mase edhe për Reformën Parlamentare. Mendoj se në shumë gjëra, ka pasur njëfarë përparimi por disa gjëra nuk po lëvizin aq shpejt sa mundet. Nënvizova që ne e mbështesim plotësisht axhendën e reformave, që është e rëndësishme të miratohen reformat edhe procedurat parlamentare, por sidomos reformat e Kodit Zgjedhor që, nga një perspektivë e SHBA, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.  Është e qartë që është diçka që të dyja palët duhet ta zgjidhin; mendoj fundi i prillit ka qenë afati për të cilin të dyja palët kishin rënë dakord që duhet arritur dhe sigurisht është shpresa dhe pritshmëria jonë që të dyja palët të bëjnë gjithçka munden për t’iu përmbajtur atij afati", u shpreh Arvizu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›