E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu tek grevistet Qeveria tiu degjoje

Në orët e mbrëmjes, tenda e ish të përndjekurve grevistë është vizituar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.

Pasi shprehu dhimbjen për aktin e vetëflijimit të Gjergj Ndrecës, kryediplomati amerikan në Tiranë tha se i ka kërkuar qeverisë të ndërtojë ura komunikimi me grevistët dhe u bëri thirrje këtyre të fundit se aktet ekstreme nuk janë zgjidhja e duhur.

“E di që po protestoni dhe doni që zëri juaj të dëgjohet. Por vetësakrifikimi nuk është rruga e duhur për të zgjidhur këtë cështje. As unë dhe as Shtetet e Bashkuara nuk Greva e uriseGreva, vëmendje edhe në BrukselNdreca në gjendje të rëndë Tentativa e Ndrecës, jehona e lajmit në botë duam të ndërhyjmë, por unë i kërkova qeverisë që të gjejë mënyrën dhe të ndërtojë ura komunikimi me ju. Është e drejta juaj që të dëgjoheni dhe qeverisë pikërisht këtë i kam kërkuar”, deklaroi ambasadori amerikan.

Grevistët: Të vendosur për vetëflijim

Në çadrat e grevës së urisë, ditës së 17-të, përvec mungesës së ushqimit dhe simptomave që shkakton kjo, u shtua edhe ngjarja tragjike; ajo e vetëflijimit të Gjergj Ndrecës.

Në orët e mbrëmjes, disa orë pas ngjarjes së rëndë, ish të përndjekurit politikë në grevë urie, shprehen të vendosur t’i shkojnë deri në fund protestës së tyre deri në realizimin e kërkesave të tyre, tërësisht ekonomike.

“Me dhimbje, një nga vëllezërit e fateve tona tragjike ndërmori një akt të paprecedentë. Ne jemi në ankth dhe presim me padurim përmirësimin e shëndetit të tij. Por presim edhe që qeveria  e Berishës të bëhet sadopak e përgjegjshme për fatet e qytetarëve të vet, të kthejë sytë të shikojë ca po ndodh në këto ambiente”, thonë ish të përndjekurit.

Pytjes nëse po nxitojnë me protestën ekstreme, duke patur parasysh se qeveria ka deklaruar se do të vazhdojë të shpërndajë këstet për këtë kategori shoqërore, ish të përndjekurit iu përgjigjën duke thënë se tashmë, pas 22 viteve mashtrime, s’mund të presin më.

Oketa: Të nisë komunikimi

Për të komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e së hënë të vetëflijimit të Gjergj Ndrecës, në studion e edicionit informativ në Top Channel ishte një ndër drejtuesit e FRD-së, Gazmend Oketa.

Pasi uroi shërim të shpejtë Gjergj Ndrecës, deputeti Oketa tha se veprimi ekstrem i tij ishte pasojë e mungesës së komunikimit. Qeveria tha ai duhet të rivendosë sa më parë ura komunikimi me këtë pjesë të shoqërisë, e sidomos me grevistët në mbështetje të parimit se cdo qeveria, parësore duhet të ketë mbrojtjen e jetës së qytetarëve të saj.

“Për shkak të heshtjes së kryeministrit Ndreca kaloi në vetëflijim. Unë u kam bërë sot një letër të hapur drejtuar partive parlamentare me kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për të rivendosur dialogun me grevistët, pasi sot jemi në ditët e 17 të grevës dhe qeveria nuk ka dërguar asnjë për të vendosur rrugët e komunikimit. Të ruhet jeta e këtyre grevistëve. Ata janë të vendosur të vetëflijohen. Mbi gjithcka, objekti kryesor i qeverisë është sigurimi i jetës, kërkesat e tyre janë të pastra ekonomike”, tha zoti Oketa.

Një trajtim të tillë tia lëmë një periudhe të mëvonshme, qytetarët shqiptarë që kanë vuajtur persekutimet e diktaturës, sot shqetësimi kryesor duhet të jetë jeta e tyre.

Greva, reagojnë PS dhe LSI

Partia Socialiste reagoi pasditen e së hënës duke akuzuar kryeministrin Berisha që i injoroi ish-të përndjekurit që kërkojnë të drejtat e tyre, duke e çuar situatën deri në ato skena që tronditën mbarë opinionin.

“I besoja Sali Berishës si Krishtit, thoshte Gjergj Ndreca, por Berisha zgjodhi atë që di të bëjë më mirë, ta injorojë, ta tallë dhe ta quajë të çmendur e sharlatan në mediat e tij. Këta njerëz vuajnë sepse guxuan të sfidonin atë regjim dhe sot po injorohen”, deklaroi eksponentja e PS, Lindita Nikolli.

Ndërsa LSI kërkoi zhvillimin e dialogut me grevistët dhe gjetjen e një zgjidhjeje humanitare. “Është e udhës të gjendet rruga e komunikimit, dialogut dhe diskutimit me transparencë e gjithë problematikës që ka shtyrë grevistët të zgjedhin rrugën ekstreme përmes grevës së urisë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›