E Shtunë, 31 Tetor 2026

As Enveri as Omeri

Nga Halil Matoshi

Dallimi mes neootomanizmit turk dhe romantizmit shqiptar është i madh, i pari është i menduar mirë për dominim rajonal dhe aspiratë globale, kurse i dyti është thjesht tendencë permanente për folklorizmin e politikës, pra padije, që variron nga përulësia (poltronizmi) dhe pranimi duarhapur nga një pjesë e shqiptarëve që shfaqen si islamistë të rinj (islami politik) deri te kundërvënia me mjete raciste, etnonacionaliste dhe fyese. Pra shqiptarët kosovarë i kundërvihen një doktrine të përpunuar hollësisht në shekullin 21 me mjetet e shekullit 19, duke cituar frashërllinjtë

htrirja në thellësinë strategjike e Turqisë ia nisi me iftare nëpër Kosovë dhe aty mes ëmbëlsimit me hurma do të shpaloset një ide e re dhe do të shtrihet dora e ngrohtë si prej abeje turke ndaj mbeturinave osmane në rajonin tonë.

Thellësia strategjike është libri i Ahmet Davutogllu-t, aktualisht ministër i jashtëm në qeverinë turke. Pikërisht ky libër influencoi rizgjimin diplomacisë turke për ta reviduar historinë, duke u kthyer thellë në kohë për tia dhënë hakun Turqisë Osmane për vlerat e saj civile dhe për të depërtuar po ashtu thellë në kohën e ardhshme, për ta arritur plotësinë gjeografike të kësaj Turqie famëmadhe. Turqia përballet me përgjegjësinë për të formuar një tërësi të re e kuptimplote mes thellësisë historike dhe thellësisë strategjike dhe për ta kaluar në jetë këtë tërësi brenda thellësisë gjeografike.

Të inspiruar nga aventura strategjike e Davutogllut, një ditë i piku në mendje kolegut të tij nga resori i arsimit Omer Dinçer që të shkojë në Prishtinë dhe të kërkojë (natyrisht jo me ultimatum por me ilahi) nga Qeveria e saj që të ndërpritet historia!

Pra që të fshihen kapitujt në librat e historisë ku fyhen Perandoria Otomane dhe turqit, sepse historia e përbashkët i bën një shqiptarët dhe turqit, dhe gjithnjë sipas ministrit aziatik Dinçer, nuk është ekzagjerim të thuhet se këta dy popuj janë vëllezër!?

Nuk besohet qe ministri të ketë harruar një fakt domethënës në këtë tregim, se shqiptarët u përkasin tre besimeve dhe, është shumë irrituese dhe jologjike që shqiptarët e besimit katolik të ndihen një me turqit.

Për hatër të qytetërimit që arbërve (shqiptarëve të sotshëm) u paskësh sjellë inkursioni Perandorak Otoman, ata, shqiptarët kosovarë sot, u dashka të jenë mirënjohës e jo të fyejnë Perandorinë mesjetare dhe Padishahun.

Prandaj është historikisht i pambështetje dhe jo moral leksioni i thjeshtëzuar që krerët e Turqisë së sotme po u mbajnë sot shqiptarëve kosovarë.

Kjo është sikur pas rreth një shekulli, një Serbi e re, të kërkojë nga kosovarët që të korrigjojnë kapitujt ku shkruhet për përpjekjet gjenocidale të fashizmit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në vend të tyre të shkruhet se Millosheviqi u solli atyre e demokracisë, vetëm nga shkaku se në vitet 90 ra komunizmi dhe iu hapën dyert shumëpartizmit, madje edhe në Kosovë u krijuan shumë parti të orientimit çlirimtar dhe demokratik.

Ose, ti thuren oda Jugosllavisë së Titos, vetëm nga shkaku se nën regjimin e saj u krijua i pari Universitet shqip në Prishtinë…

Kjo është strategji e ngjashme sikur ajo e qarqeve aktuale panhelenike, që mund të pretendojnë se Greqia e sotshme u solli qytetërim shqiptarëve duke i ndarë nga orienti.

Dihet se Ataturku përfundimisht u shkëput nga despotizmi dhe mënyra perandorake e të menduarit, gjë që po e rikthejnë partitë e orientimit islam, si AKP e Erdoganit që është në pushtet, duke u shndërruar në mentor të Sali Berishës dhe Hashim Thaçit, me pretendimin që tia shkruajnë historinë etnike dhe kombëtare-shtetërore Shqipërisë dhe më me këmbëngulje Kosovës…

Ministri turk i Arsimit, Omer Dinçer gjatë Ramazanit erdhi në Kosovë.

Në pamjet televizive nga Prizreni ai u fokusua duke qarë kur disa të rinj prizrenas që identifikohen si turq kënduan ilahi. Dinçer në Prishtinë, pati edhe një kërkesë në adresë të homologut të tij kosovar: të ndryshohen tekstet e historisë shqiptare, posaçërisht kapitujt ku përdoren fjalë fyese për Turqinë. Ramë Buja, nuk është se nuk e ka pranuar sugjerimin e vëllait, por as ai nuk e di nëse ka apo jo cilësime fyese për Turqinë në librat shkollorë të Kosovës. Por prapa shpine të publikut dy komisione ndërqeveritare për ta ndrequr historinë!

Çështja arriti në shtyllat e gazetave dhe në lajmet televizive dhe ministria e jashtme turke u desh të reagonte. Sipas palës turke nuk është thënë se duhet të ndryshohet historia, por që të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk.

Por a ka vërtet fyerje për Turqinë dhe turqit në historiografinë shqiptare?

Nëse Ataturku ishte shkëputur përfundimisht nga kjo trashëgimi, cilësimet e Perandorisë Osmane si barbare dhe pushtuese nuk janë fyerje për Turqinë e re, popullin turk dhe absolutisht jo për komunitetin vogël turk në Kosovë.

Si çdo kund në Europë edhe tek shqiptarët, gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19 ishte nacionalizmi etnik si ideologji që përdorej dendur për ngjizjen e kombeve, konstruktimin e tyre, pothuajse nga hiq gjë, siç thotë Patrick J. Gearyt te Miti i kombeve.

Së pari Sami Frashëri në debatin mbi gjuhën turke para vitit 1900, thoshte se ne nuk jemi as arabë, as persë, ne jemi turq të pastër (…) Ne kemi të njëjtën racë dhe të njëjtën gjuhë me të gjithë turqit, por ai kishte shënuar kthesë te Shqipëria, çka qenë….

Kurse i vëllai Naimi shkroi poemën e historike për Skënderbeut (1898), me theks të vrazhdë racist (si tek të gjithë nacionalizmat evropianë) ku mes tjerash përshkruhet sulmi barbaro-aziatik turk, ndaj Shqipërisë mesjetare, qe ai e përshkruan sipas kodeve nacionalromantike, me tone idilike, si një vend ku mbretëronte urtësia, paqja, kamja, nderi, drejtësia, dashuria, miqësia e besa…

Këtu nis të shfaqet edhe tek shqiptarët miti i Kohës së artë, si pasojë e vështirësive të mëdha dhe mungesës të një të sotmeje prosperuese, sepse pos kësaj kohe të artë imagjinare, vështirë të gjesh në historinë kombëtare shqiptare një periudhë plotësisht të lavdishme.

Vargjet e Naimit janë shkruar sipas modelit të nacionalizmave evropianë të gjysmës së dytë të shekullit 19, ato thonë … kur nje madhe egërsirë/ duke dalë pej Asije/ u përhap si errësirë/ dhe mbuloj botën si hije… dhe këto vargje u bënë levë e kombkrijimit dhe e shkrimit të historisë shqiptare.

Por a qëndrojnë sot këso tablosh për tjetrin?

Natyrisht se jo.

Por a mund të korrigjohen?

Jo, sepse edhe kjo do të thoshte revidim joshkencor i historiografisë, në këtë rast letërsisë së romantizmit.

Në anën tjetër, dallimi mes neootomanizmit turk dhe romantizmit shqiptar është i madh.

I pari, neootomanizmi është i menduar mirë duke studiuar strategjitë për dominim rajonal dhe aspiratë globale të shtetit turk, kurse i dyti, romantizmi, është thjesht tendencë permanente shqiptare për folklorizmin e politikës, pra buron nga padija e thellë dhe variron nga përulësia (poltronizmi) e disa liderëve politikë kosovarë dhe pranimi duar hapur nga një pjesë e shqiptarëve që shfaqen rishtas si islamistë të rinj (islami politik) deri te kundërvënia me mjete raciste, etnonacionaliste dhe fyese, nga disa të tjerë.

Pra shqiptarët kosovarë i kundërvihen një doktrine të përpunuar hollësisht në shekullin 21 me herë me mjetet raciste të shekullit 19, duke cituar frashërllinjtë, e herë me mjete komuniste të shekullit 20, duke rikthyer mitet që Enver Hoxha i ngriti në piedestal, për ta mbështetur pushtetin e tij despotik në historinë kombëtare. Dhe historiografia shqiptare duhet të çlirohet nga secili interpretim ideologjik, duhet ti nënshtrohet revizionit në dritën e fakteve objektive, ajo nuk do të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›