E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asad akuzon për komplot ndërkombëtar kundër Sirisë

Presidenti sirian, Bashar al Asad, në një fjalim për kombin ka deklaruar dje se ndërkombëtarët po organizojnë një komplot kundër vendit me qëllim destabilizimin e tij. Një komplot i jashtëm është i qartë për të gjithë, deklaroi Asad. Sipas OKB, më shumë se 5 mijë civilë janë vrarë nga regjimi i Asad që nga fillimi i protestave që kërkojnë rrëzimin e tij, në mars të vitit të kaluar. Protestat kundër Asad vazhdojnë, ndërsa ai është zotuar se të gjithë terroristët që kërkojnë destabilizimin e vendit do të dënohen. Ndërkohë, 165 vëzhgues nga Liga Arabe ndodhen në Siri, duke kërkuar zbatimin e planit të paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›