E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja, Rama: Protestat nuk ndalen

Kreu i PS-së, Edi Rama në fjalën hapëse të Asamblesë së PS-së deklaroi se Partia Socialiste do të vijojë protestat për hapjen e kutive. Duke iu referuar ndryshimeve në statut, por edhe protestave, Rama tha se PS do bëhet njësh me kombin.
" Rruga kryesore që do ndjekë PS-ja do jenë protestat që do kulmojnë në 30 prill, por që do vojojnë edhe në muajin maj", u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama ka pranuar se beteja e nisur është e vështirë, por është gjithashtu e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

"Qeveria e Berishës nuk fundosi vetëm zgjedhjet, po fundos dhe ekonominë duke bërë të humbasin mijëra vende pune. Protesta për transparencë është barrikada jonë kundër rrënimit ekonomik. çdo ditë një protestë, për hapjen e kutive, largimin e qeverisë ndalimin e rrënimit ekonomik të vendit"- ka thënë Rama.

Sipas tij, sot plot 8 muaj pasi PS filloi aksionin e saj ka dalë e qartë në dritë të diellit fakti se në kutitë e mbyllura me pahir fshihet krimi i tjetërsimit të rezultatit. Rama ka theksuar se në 28 qershor PS-ja i fitoi zgjedhjet dhe nuk u zgjodh sepse zgjedhjet u morën peng duke mbushur kutitë si në Ruzhdie.

Rama ka ftuar gjithë qytetarët t'i bashkohen PS-së në protestat e pandalshme për t'u bashkuar të gjithë në 30 prill në Tiranë, ditë kur qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›